Veseli ngushëllon Turqinë për viktimat e sulmit të mbrëmshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli ngushëllon Turqinë për viktimat e sulmit të mbrëmshëm

    Insajderi
    29 June 2016 - 09:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime Turqisë për viktimat e sulmit të mbrëmshëm në Aeroportin e Stambollit.

    “Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Aeroportin e Stambollit që mori jetën e dhjetëra qytetarëve të pafajshëm dhe la të lënduar edhe shumë të tjerë, nuk është i drejtuar vetëm kundër sigurisë së shtetit turk, por synon të krijojë efekt pasigurie në shkallë globale”, ka thënë Veseli.

    “Ne ndajmë dhimbjen me të afërmit e viktimave të pafajshme dhe qëndrojmë pranë shtetit mik Turqisë si aleat, së bashku me gjithë botën demokratike, në luftën kundër terrorizmit, kësaj të keqeje globale”.

    Nga shpërthimet me bomba dhe gjuajtjet me armë nga një parking pranë aeroportit kanë gjetur vdekjen së paku 36 persona dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

    Sulmin e ka dënuar edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark