
Kryetari i Kuvendi të Kosovës ka thënë se Kosova është përcaktuar “për shtet ligjor” andaj organet e drejtësisë duhet që të kryejnë punën e tyre për këtë qëllim.
Këto komente ai i bëri i pyetur lidhur me një aksion të gjerë të EULEX-it, ku i dyshuar për krim të organizuar është edhe deputeti i PDK-së, Azem Syla.
“Ne jemi përcaktuar për shtet ligjor. I japim mbështetje të fuqishme për të vënë një shtet ligjor. Prokuroria e gjyqësia të kryejnë punën e tyre në mënyrë të pavarur dhe në të njejtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyre. sido që të jetë, të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”, ka thënë ai.
Më herët gjatë ditës, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se përkrah fuqishëm këtë aksion të EULEX-it./Insajderi.com