
Lideri i ri i Partisë Demokratike tha se nuk do ta lëmë korrupsionin t’ua rrezikoj të ardhmen fëmijëve të Kosovës.
“A do rrimë duarkryq që ta lëmë korrupsionin që të na pengojë të ardhmen e fëmijëve tanë?”, është shrehur Veseli, duke kujtuar se do të ketë fund për ata që abuzojnë me postet publike.
Veseli u zotua se do ta luftoj korrupsionin dhe do ta forcoj shtetin e së drejtës ligjore.
“Ne kemi obligim të çrrënjosim nga administrata jonë publike mentalitetin e ryshfetit dhe favoreve të paligjshme. Do të angazhohemi për forcimin e shtetit ligjor, për konsolidimin e prokurorisë dhe gjyqësorit për të rritur efikasitetin, integritetin, profesionalizmin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë”, tha Veseli, njofton RTK.
I pari i PDK-së pothuajse gjatë tërë fjalimit të tij, dha premtime për një Kosovë më të mirë me atë në krye të PDK-së. /Insajderi.com