×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Veselinoviqi dhe Andrei festuan miliardëshin e parë”- mediumi malazez shkruan për afërsinë e vëllait të Vuçiqit me bosin e kontrabandës në veri

    Insajderi
    23 January 2024 - 18:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi malazez Vijesti ka shkruar lidhur me fuqinë që ka Andrei Vuçiq, vëllai i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si dhe Zvonko Veselinoviqi, në klanet kriminale që veprojnë në territorin e Malit të Zi dhe Serbisë.

    Në këtë medium përmendet një ish-polic me emrin Lubo Milloviq dhe një të dyshuar për tentim-vrasje Millosh Bozoviq, të cilëve ua kanë publikuar disa biseda.

    “Vele Zvonko dhe Andrej pothuajse festuan miliardin e parë”, e citon Vijesti të ketë thënë ish-policin malazez që ka komentuar së fundmi edhe çështjen e drogës, përcjell Gazeta Insajderi.

    Milloviq u ndoq penalisht në disa raste kundër krimit të organizuar, dhe Bozhoviq është në gjyq për nxitje të vrasjes së Ranko Vuletiqit.

    “Zvonko (Zvonko Veselinoviq) dhe Andrei (Andrei Vuçiq) festuan një miliardëshin”, thotë Miloviq në mars të 2021-ës.

    “Ata janë të lirë. I ndjek pak lëvizjet e tij, vetëm për qejf. Kam shumë incizime dhe fotografi nga pylli”, thotë Bozhoviq.

    Më pas ai shpjegon se ata shkonin për gjueti me helikopter, së bashku me ministrin e atëhershëm të policisë së Republikës Srpska, Dragan Lukaq.

    “Kush e di kur do të funksionojë”, shpjegon Bozhoviq.

    Në bisedë përmenden edhe konflikti për pushtet i Nebojsha Stefanoviqit dhe Aleksandar Vuçiqit.

    Artikullin e plotë mund ta lexoni KËTU.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark