×
Show

Veshjet e Marilyn Monroe dalin në ankand

Insajderi
15 April 2016 - 10:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Veshjet të cilat Marilyn Monroe i ka veshur në filmat “Some Like It Hot” dhe “There’s No Business Like Show Business” pritet që të dalin në ankand më 19 nëntor në Los Angeles.

Përveç veshjeve, në ankand pritet të dalin edhe gjëra të tjera personale të Monroe.

Në tërësi, koleksioni në pronësi të britanikut David Gainsborough Roberts, kap vlerën e 3 milionë dollarëve.  Përveç kostumeve apo të tjera veshjeve personale Monroes të viteve ’50-të, koleksioni përmban postera, bizhuteri, receta personale dhe sende të tjera të Monroe.

Pritjet e njerëzve për ankandin janë të larta. Shitjet pritet të kapin vlerën deri në 400 mijë dollarë. E ndërsa vetëm vlera e një fustani Marilyn Monroe kushton nga 100.000 deri në 200.000 dollarë.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark