Në mes te verës duket pak e çuditshme kjo veshje me pupla por tek shumë artistë kjo tashmë është bërë trend.
Që në fillim të vitit, u vu re se puplat do të zëvendësonin tylin e famshëm të një viti më parë, element ky që u kthye në të preferuarin e vajzave të famshme shqiptare. Për shembull, dizajneri Valdrin Sahiti e vendosi në fillim në fustanin e gjelbër të së bijës.
https://www.instagram.com/p/BwES4l3HCt1/?utm_source=ig_embed
Nëpër koncerte dhe së fundmi në klip, Elvana zëvendësoi fustanet voluminozë me tyl me fruda me puplat.
https://www.instagram.com/p/B0DZT9rHFVY/?utm_source=ig_embed
Si gjithmonë, për veshjet e saj u kujdes Valdrin Sahiti.
https://www.instagram.com/p/Bzf-KoLHYdn/?utm_source=ig_embed
Në një sasi më minimaliste, edhe Nora Istrefi i bëri pjesë të garderobës së saj.
https://www.instagram.com/p/Bz6LgsBpHZr/?utm_source=ig_embed
E motra, Era Istrefi, zgjodhi puplat në ngjyrë pjepri për të festuar 25-vjetorin.
https://www.instagram.com/p/BzoFZ2SFnxM/?utm_source=ig_embed
Kida e cila në koncertin e Digitalb u paraqit me një veshje fund+xhaketë xhins, të shoqëruar me pupla rozë pudër në disa pjesë.
https://www.instagram.com/p/Bz-4h_JhhBk/?utm_source=ig_embed