×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vet-dorëzohet ish-dhëndri që e plagosi me kallashnikov vëllain e ish-gruas në Gjakovë

    Insajderi
    15 January 2024 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-dhëndri, Kushtrim Beqa i cili plagosi vëllain e ish-gruas, Jetmir Ukëhaxhajn midis qytetit të Gjakovës është vet-dorëzuar në Polici.

    Kështu ka konfirmuar për Insajderin, avokati i palës së dëmtuar, Blend Gjini derisa shtoi se atij pritet t’i caktohet masa e paraburgimit prej 1 muaj.

    Kushtrim Beqa është vete dorëzuar, dhe është ndaluar nga ana e prokurorisë 48 orë, dhe ndaj të njëjtit është kërkuar masa për caktimin e paraburgimit nga Gjykata Themelore ne Gjakovë Departamenti për Krime të Rënda“, tha Gjini për Insajderin.

    Si ndodhi rasti?

    Rasti ka ndodhur me 29 dhjetor, në rrugën “Yll Morina” tek një salloni i bukurie në komunën e Gjakovës. Kushtrim Beqa kishte shtënë me kallashnikov ku për pasojë e kishte plagosur vëllain e ish-gruas, Jetmir Ukëhaxhaj.

    Ai ishte plagosur në këmbën e majtë dhe ishte rrezikut për jetë.

    Avokati Gjini i tha Insajderi se Ukëhaxhaj pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark