×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    E plagosi vëllain e ish-gruas me kallashnikov në Gjakovë – flet avokati i familjes: Janë të shqetësuar, i dyshuari ndodhet ende në arrati

    Insajderi
    09 January 2024 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Me 29 dhjetor një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Gjakovës. Ish-dhëndri e gjuajti me kallashnikov vëllain e ish-gruas. Fatmirësisht, Jetmir Ukëhaxhaj ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra, por kryesi i veprës penale Kushtrim Beqa ende ndodhet në arrati.

    Afro 2 javë pas rastit për Insajderin detaje ka dhënë avokati i familjes Ukëhaxhaj, Blend Gjini teksa shtoi se Policia ende po vazhdon të kërkojë të dyshuarin për veprën penale “tentim vrasje”.

     “Personi që e ka palosura ish-dhëndrin po vazhdon të jetë në arrati. Viktima, ka shku me marrë motrën e vet në sallonin e bukurisë, aty ka ardhë Kushtrim Beqa dhe e ka plagos. Vepra penale është e kualifikuar si tentim vrasje dhe i njëjti po vazhdon të jetë në arrati”, tha ai për Insajderin.

    Gjini tha se dyshimet e familjes janë se Beqa është arratisur drejt Shqipërisë.

    “Dyshimet e familjarëve se personi i dyshuar është arratisur për në Shqipëri dhe nga ky moment ata po ndihen edhe më të shqetësuar”, u shpreh avokati për Insajderin.

    Si kishte ndodhur rasti?

    Rasti kishte ndodhur në rrugën “Yll Morina” tek një salloni i bukurie në komunën e Gjakovës. Kushtrim Beqa kishte shtënë me kallashnikov ku për pasojë e kishte plagosur vëllain e ish-gruas, Jetmir Ukëhaxhaj.

    Ai ishte plagosur në këmbën e majtë dhe ishte rrezikut për jetë.

    Avokati Gjini i tha Insajderi se Ukëhaxhaj pritet t’i nënshtrohet një operacioni.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark