×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vetaksident në Panorc të Malishevës, vdes një 22-vjeçar

    Insajderi
    21 July 2023 - 18:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një 22-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Panorc të Malishevës.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

    “Rreth orës 12:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Panorc – Malishevë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vet-aksidentuar”.

    “Për pasojë ngasësi (mashkull i lindur në vitin 2001) ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Malishevë”, tha Elezaj, njofton Klankosova.tv.

    Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark