×
  • Lajme
  • Aktuale

    Vetëdijësimi, gjendja emocionale dhe numri i grave të diagnostikuar me kancer të gjirit në Kosovë, – ekspertët flasin për Insajderin

    Insajderi
    22 October 2022 - 15:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tetori njihet si muaji për ndërgjegjësimin e qytetarëve për kancerin e gjirit dhe shtimin e vëmendjes për kontrolle mjekësore, si mënyra më e mirë e zbulimit të hershëm të sëmundjes. Në vitin 2021 numri i grave të identifikuara me kancer ka qenë 430, ndërsa nga janari i këtij viti (2022) deri në muajin shtator, 292 gra janë diagnostikuar me kancer të gjirit.

    Insajderi

    Gjatë periudhës janar-shtator 2022 janë identifikuar 292 raste me kancer të gjirit në Klinikën e Onkologjisë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Këtë e ka bërë të ditur në një përgjigje për Gazetën Insjaderi, ushtruesi i detyrës së drejtorit në Klinikën e  Onkologjisë, Arben Bislimi.

    Bislimi thotë se Klinika e Onkologjisë është e furnizuar me të gjitha barnat e nevojshme.

    Sa i përket menaxhimit të kancerit të gjirit me terapi, momentalisht klinika e Onkologjisë është e furnizuar plotësisht me barna për kimioterapi, terapi hormonale,terapi target dhe bifosfonate. Momentalisht, nga protokolet standarde per trajtimin e Kancerit të Gjirit duke përfshirë edhe terapinë me Trastuzumab, gjithnjë duke u bazuar në Listën Esenciale, furnizimi është gati se i plotë”, deklaroi Bislimi.

    Në këtë klinikë brenda ditës trajtohen rreth 200 pacientë në kimioterapi.

    Në planin ditor në kimio trajtohen rreth 200 pacientë kurse në atë të rrezeve afër 90. Klinika  e Onkologjisë është e vetmja qendër referente në vendin tonë e cila përbëhet nga 3 reparte ,i kimioterapisë, radioterapisë dhe reparti pacientëve të hospitalizuar”, tha Bislimi.

    Sa kanë ndikuar fushatat vetëdijesuese te gratë?

    Themeluesja e Qendrës Kosovare për luftimin e Kancerit te Gjirit – Jeta Vita, Nafije Latifi ka thënë për Insajderin se vetëdijësimi për rrezikun e kancerit të gjirit është rritur vitet e fundit.

    Ideja e themelimit të Qendrës është informimin e ndërgjegjësimin e popullatës – grave, por dhe sensibilizimin e institucioneve përgjegjëse… Edituam shume fletëpalosje e  broshura, ndërsa me eksperte mjekësorë organizuam ligjërata nëpër të gjitha komunat e Kosovës, konferenca, manifestime informativo kulturore, Ecja Simbolike, por edhe fushata mediale qe përçuan informatën tone ne çdo shtëpi“, tregoi ajo.

    Ajo tha se në Klinkën e Onkologjisë tashmë mbizotrojnë vetëm rastet që janë në stadin e parë dhe të dytë të kancerit.

    “Nëse më duhet tu japë një statistikë nga Instituti i Onkologjisë rreth  vetëdijesimit atëherë u themi me bindje të plotë se tash ka ndryshuar kurba e stadeve të kancerit të gjirit që paraqiten në Klinikë e Onkologjisë tashmë mbizotërojnë ato raste që janë në stadin e parë dhe të dytë, në ndryshim para 10 viteve që ishte e kundërta e kësaj”, u shpreh Latifi.

    Si është gjendja emocionale tek gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit?

    Psikologu Jusuf Thaçi, e ka përshkruar për Insajderin, gjendjen emocionale dhe psikologjike tek gratë e diagnostikuara me kancer të gjirit.

    Sipas tij, tek pacientet ndodh një gjendje e përzier mes frikës, stresit, shpresës dhe zhgënjimit.

    Janë dy qështje themelore konceptuale që vihen në pikpyetje të thellë: 1. Koncepti mbi jetën: pyetje të shumta dhe dilema mbi faktin pse u desh unë të prekem më këtë sëmundje, qfarë do ndodhë, qfarë kuptimi ka jeta meqë ne duhet të përballemi me gjendje të tilla, a do ja dal, çfarë do sjellin ditët në vijim?

    2. Koncepti mbi veten: si të përballoj ndryshimet e përhershme në trupin tim, a do jem prap e vlefshme, a jam ende e njëjta, ku mbeta unë? Të gjitha këto, respektivisht gjatë fazave të trajtimit me kimioterapi si shkak i ndryshimeve në trup dhe fytyrë”, tha ai.

    Tutje, ai shtoi se rënia e vetëbesimit, qon në rritjen e depresionit. Për ta kaluar këtë situatë të rëndë, Thaçi theksoi rëndësinë e mbështetjës nga ana e familjës dhe shoqërisë.

    Të dy këto koncepte mund të thellojnë vështirësitë e funksionimit të mirëfillt psikologjik edhe në sferat sociale si shkak i rënjes së vetëbesimit dhe vetëvlersimit duke rritur akoma më shumë depresivitetin dhe anksiozitetin. Prandaj është shumë e rëndësishmë që gjatë këtyre periudhave, të jepet mbështetje e lartë sociale dhe psikologjike për përballim më të lehtë dhe racional të sëmundjes dhe rrugëtimit trajtues”, u shpreh Thaçi për Insajderin.

    Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark