×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetëdorëzohet i dyshuari në plagosjen e trefishtë në Gjakovë

    Insajderi
    03 May 2024 - 11:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkëlzen Ahmeti, djali i ish-kryeshefit të “KRU Gjakova”, Ismet Ahmetit i dyshuar për plagosjen e tre personave, sot është vetëdorëzuar në polici. Ai ndodhej në arrati qysh nga muaji mars.

    Përveç kësaj, Ahmeti mësohet se ka arritur një marrëveshje me palën e dëmtuar.

    “Është vet-dorëzuar dhe ka arritur një marrëveshje me palët e dëmtuara dhe në polici është mbrojtur në heshtje”, i tha ky burim Insajderit.

    Policia e Kosovës rastin po e hetonte si “vrasje në tentativë”

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË- Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi raportoi se nga sulmi me armë zjarri në lokalin ‘Republika’ të plagosur mbetën dy vëllezërit pronarë Driton dhe Jon Stublla, si dhe një klient.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark