×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëm dy serbë votojnë në një pikë votimi në Leposaviq

    Insajderi
    23 April 2023 - 09:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në një pike të votimit në Leposaviq deri tani, dy pjestarë të komunitetit serb kanë votuar

    Lajmi e ka bërë të ditur komisioneri, Enver Aliu.

    “Po, i kemi dy votues për momentin, po presim edhe të tjerë. Kanë qenë serbë..”, ka deklaruar Aliu për Dukagjinin.

    Në këtë qendër, tregon Aliu, janë 4983 votues.

    Që të tria komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku kanë mbetur pa kryetar të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

    Në garë për kryetar të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark