Nga referendumi i parë në Kosovë, i mbajtur në Dubravë të Suharekës, për ndërtimin e xhamisë në një parcelë tokësore, rezultati ka dalë për ndërtimin e asaj xhamie.
Nga 267 banorë që kanë votuar, vetëm njëri ka votuar kundër, kurse 266 të tjerë kanë votuar për ndërtim, transmeton TherandaPost.
Në Dubravë mbahet “referendum” për ndërtimin e xhamisë
Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, i cili ka vizituar gjatë ditës vendvotimin, ka thënë se ky referendum nuk është tjetër veçse një respektim i vullnetit të qytetarit.
Pas këtij rezultati xhamia e fshatit do të ndërtohet në parcelën 399-2 në Zonën Kadastrale të fshatit Dubravë./Insajderi.com