×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje do të ankohet në Supreme kundër vendimit të PZAP-së

    Insajderi
    26 January 2021 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Berim Sallahu, ka komentuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që ka vendosur kundër ankesave të subjekteve politike, lidhur me mos certifikimin e kandidatëve të tyre që kanë probleme me ligjin.

    Ai ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook se brenda afatit ligjor do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së.

    “Brenda afatit ligjor do të bëjmë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit antikushtetues të PZAP-së. Nuk do të ndalemi”, ka shkruar ai.

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë sot pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje, mirëpo ka vërtetuar pjesën ku KQZ’ja ia ndalon pjesëmarrjen në garen zgjedhore pesë deputetëve që kanë dënime të formës së prerë, përfshirë këtu edhe bartësin e listës së LVV’së Albin Kurtin./

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark