×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vetëvendosje e dërgon në Prokurori Kryetarin e Vushtrrisë

    Insajderi
    21 July 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje në Vushtrri ka dërguar në Prokurori kryetarin e komunës, Ferit Idrizi, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Dega e Vetëvendosjes ka njoftuar se kallëzimi penal ndaj kryetarit Idrizi është bërë për shkak të anulimit të konkursit për drejtor të shkollave.

    Grupi i Asambleistëve tanë në Kuvendin Komunal ka ushtruar Kallëzim Penal për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar ndaj kryetarit të komunës z. Ferit Idrizi në lidhje me anulimin e konkursit për drejtor të shkollave. Ju rikujtojmë se për disa seanca me radhë kryetari dhe subjekti i ti politik me arrogancën e numrave dhe retorikës pamundësuan qfardo debati në lidhje me ketë çështje në seancat e kuvendit”, thuhet në postimin e LVV-së në Facebook.

    Asambleisti nga Vetëvendosje, Refik Maloku tha se kryetari Idrizi ka shkelur ligjin me anulimin e këtij konkursi.

    NUK DESHTI DEBAT, VAZHDOJMË NË GJYKAT. Tri herë tentuam që të diskutohet dhe të sqarohet anulimi i konkursit për drejtorë shkollash, të trija herët kryetari Ferit Idrizi refuzoi”, shkroi Maloku.

    Gazeta Insajderi ka raportuar më herët për anulimin e konkurseve për pesë shkolla fillore në Vushtrri nga kryetari Ferat Idrizi me arsyetimin se ‘Komisioni ka qenë i njëanshëm’./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark