Ky deportim, sipas Vetëvendosjes, flet në njërën anë për një qeveri autoritare që shfrytëzon mekanizmat shtetëror për të shtypur kundërshtarët politikë, kurse në anën tjetër flet për një qeveri antikombëtare e cila ia hap çdo rrugë Serbisë për t’u futur në Kosovë, kurse bllokon sa të mundet Shqipërinë.
“Tash e 60 ditë që prej kur kemi ngritur padi kundër deportimit të dy aktivistëve nga Shqipëria, gjykatat nuk kanë vepruar fare, përkundër që me ligj obligohen ta trajtojnë këtë lëndë brenda 60 ditësh”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kjo, sipas zyrtarëve të VV-së, flet për sistemin selektiv dhe të kapur të drejtësisë, i cili “kur është fjala për të dënuar aktivistët e deputetët e opozitës, vepron me efikasitet dhe shpejtësi maksimale”. /Insajderi.com