×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetëvendosje i ikë debatit per raportin e DASh që e nxjerr Qeverinë Kurti të korruptuar

    Insajderi
    25 April 2024 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka propozuar që në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës të futet edhe diskutimi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

    Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën, të cilat, sipas Tahirit, shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës.

    Madje, ai ka thënë se kryefjala e këtij raporti është korrupsioni serioz qeveritar, për të cilën, Qeveria duhet të ndërmarr masa të shpejta dhe konkrete për ta trajtuar.

    Por, me këtë kërkesë të tij nuk është pajtuar Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes.

    Në votimin që u bë në Kuvend për të votuar rendin e ditës, grupi më i madh parlamentar votoi kundër futjes në rend të ditës ky diskutim, duke dashur që ti ikin kështu të gjeturave serioze që përmbajnë raportet e DASH-it dhe ai i Freedom House. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark