
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, ka thënë se një video që po qarkullon në rrjetet sociale ku thuhet se deputetja Donika Kadaj-Bujupi paguhet rreth 3 mijë euro, është e montuar dhe e pavërtetë.
“Po qarkullon një video e montuar se gjoja Vetëvendosje paska bërë një kontratë sekrete me Donika Kadajn. Faqja në Facebook që e ka shpërndarë atë video të montuar dhe tërësisht të pavërtetë, ka shpërndarë edhe më herët propagandë të tillë shpifëse kundër Lëvizjes”, ka thënë ai.
Video është shpërndarë nga faqja “Albanian Real Facts of Life” që pretendon se kontratën e ka siguruar nga një aktivist i Vetëvendosjes.
Por, Krasniqi ka thënë se ”sapo ta kuptojmë se kush qëndron mbrapa asaj faqeje do ta padisim për shpifje, falsifikim dhe montim”.
Donika Kadaj-Bujupi është i është bashkuar Vetëvendosjes disa javë më parë. Ajo ka qenë për kohë të gjatë në Aleancën për Ardhmërinë e kosovës/Insajderi.com