×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vetëvendosje në Pejë kërkon dorëheqjen e Gazmend Muhaxherit nga posti i kryetarit

    Insajderi
    24 February 2023 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë ka reaguar pasi sot Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj 11 personave. 10 zyrtarë komunalë dhe një gjeodeti për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me lejet e lëshuara për ndërtim, shkruan Insajderi.

    Vetëvendosje ka kërkuar dorëheqjen kryetarit Gazmend Muhaxheri.

    23 vepra penale rendojnë mbi të pandehurit ndërsa kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri nuk jep përgjegjësi. Gazmend Muhaxheri këtë radhë nuk mund të shmanget me fjalë e as me heshtje“, thuhet në reagim.

    Sipas LVV’së, një dekadë e qeverisjes së LDK’së në krye me Muhaxherin karakterizohet vetëm me skandale, korrupsion, abuzime e keqpërdorime.

    “10 vjet të qeverisjes së tij janë përcjellë me skandale, korrupsion, abuzime e keqpërdorime për të cilat Gazmend Muhaxheri gjithmonë është shmangur duke i lenë fajtor shokët që vet i ka zgjedhur. Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Pejë, tani kur gjithçka është shpërfaqur sheshit, kërkon nga Gazmend Muhaxheri të veprojë ashtu siç rrahte gjoks në fushatën zgjedhore, të bartë përgjegjësinë e tij dhe të ofroj dorëheqjen”, thuhet tutje në reagimin e LVV’së.

    Prokurorja e rastit, Lumturie Vuçetaj tha sot se ekzistojnë dyshime se Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri ka ushtruar ndikim andaj do të njoftojnë Prokurorinë Speciale në lidhje me rastin.

    Kemi dyshime se kryetari i Komunës ka ushtuar ndikim dhe do t’i drejtohemi Prokurorisë Speciale për ta njoftuar” – deklaroi prokurorja Vuçetaj .

    Kryetari Muhaxheri tha për Gazetën Insajderi se shumë shpejtë do t’i përgjigjet prokurores Vuçetaj

    Lajmet nuk i kam pa, besoj që i përgjigjem shpejtë Prokurores edhe për këtë punë”, tha shkurt Muhaxheri.

    Gazeta Insajderi ka mësuar identitetin e 11 të akuzuarve: Arianit Krasniqi, Edmod Shala, Mustafë Nila, Arxhend Lleshi, Mentor Beqiri (inspektor i ndërtimit), Osman KollqakuBajram Muzlijaj, Florije Berisha, Adhurim Kasapi (zyrtarë komunal në Pejë) si dhe Plarent Trakaniqi (gjeodet).

    “Mbi këta 11 të pandehur rëndojnë 23 vepra penale. Vepra këto të cilat janë në kapitullin e korrupsionit zyrtar. 21 vepra janë keqpërdorim i pozitës zyrtare ndërsa 2 vepra janë konflikt i interesit”, ka thënë Prokurorja e rastit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark