×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje: Pa e analizuar, nuk e votojmë ligjin për transformimin e FSK-së

    Insajderi
    07 March 2017 - 16:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka vendosur nëse do ta votojë ligjin për zgjerimin e kompetencave të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    VV ka theksuar se e përkrah projektligjin e presidentit Hashim Thaçi, mirëpo ende nuk është e vendosur për votimin e tij.

    “Kosova duhet ta ketë ushtrinë e saj. Ne e parashohim këtë në Alternativën tonë. Jemi të vendosur që t’i kemi Forcat e Armatosura të Kosovës. Projektligji për FSK-në është i një rëndësie të veçantë, por sa i përket votimit të tij, këtë do ta themi pasi që të na dorëzohet versioni zyrtar, rrjedhimisht pasi të bëhet analizimi i tij”, ka thënë Shkodran Hoti, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Lajmi.net.

    Ai ka shtuar se ajo që kërkon Vetëvendosje është që askush të mos tentojë të manipulojë me një çështje aq të rëndësishme, në kuptimin që në emër të formimit të ushtrisë, të ketë ndonjë koncesion të dëmshëm për Kosovën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark