×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëvendosje përmbys një kamion me produkte serbe

    Insajderi
    03 March 2016 - 11:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë rrokullisur një kampion me produkte serbe.  Sipas Vetëvendosjes, ky aksion u bë si kundërpërgjigje “ndaj aktit kriminal të Republikës së Serbisë, e cila dje i ktheu pas mbi 103.000 libra shqip, duke lënë pa shkollë nxënësit shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit”.

    “16 vjet pas luftës, autorja e masakrave dhe e shkatërrimeve të mëdha në Kosovë, Republika e Serbisë, e kontrollon dhe e shfrytëzon Kosovën ekonomikisht me produktet e saj, pa e njohur atë. Në të njëjtën kohë, Republika e Serbisë vijon të shantazhojë përmes minoritetit serb në Kosovë, duke kërkuar të ndërtojë një shtet brenda shtetit me projektin e “Zajednicës”, thuhet në një komunikatë për media të Vetëvendosjes.

    Vetëvendosje thotë se do të vazhdojë edhe në të ardhmen aksionet e tilla deri sa Serbia të pranojë reciprocitet me Kosovën.

    Të mërkurën Serbia ka kthyer prapa disa kamionë me libra në gjuhen shqipe që ishin dedikuar fëmijëve shqiptar që jetojnë në Luginën e Preshevës.  Por, muajin e kaluar, nga Serbia në Kosovë kanë hyrë një numër i tekstesh në gjuhën serbe./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark