×
  • Lajme
  • Lajme

    “Vetëvendosje se ka problem të mbesë në opozitë”

    Insajderi
    26 June 2017 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, kë përmendur “opozitën” si opsion që partia të cilës ai i përket mund të mbes, përkundër faktit se VV ka shpallur vetën si partia fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.

    Sejdiu tha në Interaktiv të KTV-së se në rast se partitë e tjera, koalicioni LDK-AKR-Alternativa hynë në koalicion me koalicionin fitues PDK-AAK-NISMA, atëherë Vetëvendosje nuk do ta ketë problem që të bëjë atë që ai e quajti “opozitë e fortë”.

    “Nuk e kemi problem të jemi në opozitë sepse me këta numra do të ishim një opozitë e fortë karshi një qeverisje të dobët”, ka thënë Sejdiu.

    Sipas tij, është e qartë që secila Qeveri në të cilën është PDK-ja nuk ka shanse që të bëhet qeverisje e mirë./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark