×
  • Sport
  • Sport

    “Vetulla magjike”, këta janë katër trajnerët e vetëm që e eliminuan Ancelottin nga gjysmëfinalet e Championsit

    Insajderi
    09 May 2024 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm Massimiliano Allegri dhe Pep Guardiola e kanë eliminuar Carlo Ancelottin nga gjysmëfinalet e Champions League në dhjetë vitet e fundit, ndërsa Sir Alex Ferguson dhe Frank Rijkaard e kanë bërë më parë.

    Carlo Ancelotti u kualifikua në finalen e tij të gjashtë të Ligës së Kampionëve të mërkurën pasi mposhti Bayern Munich 2-1 në një gjysmëfinale epike në “Santiago Bernabeu”.

    Trajneri italian ka qenë në dhjetë gjysmëfinale në karrierën e tij si trajner dhe është mposhtur vetëm katër herë.

    Humbjet e tij më të fundit në këtë fazë të kompeticionit erdhën sezonin e kaluar, kur skuadra e tij Real Madrid humbi ndaj Manchester Cityt të Pep Guardiolës dhe në 2014-15, kur Juventusi i Massimiliano Allegrit kaloi në finale pas një fitoreje të përgjithshme 3-2.

    Në dhjetë vitet e fundit, Ancelotti ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, të dyja në Madrid. Së pari në 2013-14 dhe më pas në 2021-22.

    Eliminimet e mëparshme të Ancelottit nga gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve datojnë në 2005-06, kur Milani i tij u mund nga Barcelona e Rijkaard dhe në 1998-99 kur italiani ishte në krye të Juventusit dhe humbi ndaj Manchester United të Sir Alex Ferguson.

    Ancelotti ka fituar Ligën e Kampionëve katër herë, më shumë se çdo trajner tjetër, duke humbur vetëm një finale në 2004-05, nga Liverpooli.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark