Këngëtari i njohur shqiptar Ardian Bujupi me anë të disa postimeve tregoi se i ndodhi e papritura mbrëmë.
Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut, vetura e tij super-luksoze u përmbyt nga uji.
Ai ka publikuar video nga ballkoni i apartamentit ku qëndronte, teksa shihet se vetura kishte ngecur në mes të rrugës.
Ndërsa, në një tjetër video tregon se si ishte detyruar të dalë nga dritarja e veturës, për shkak se rruga kishte filluar të mbulohej na uji.
Komentet e ndjekësve të tij ishin të shumta, ata ishin të gatshëm ta ndihmonin për t’i sjellë ushqim e pije, në rast se nuk ka mundësi t’i sigurojë.
Ardiani ua bëri të ditur fansave se është mirë, por vetura e tij gjendet ende në rrugë.