×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vetura futet në kafe dhe godet të pranishmit (Video)

    Insajderi
    09 March 2023 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjatë zhvillimit të një “Podcast” në Hjuston, të SHBA-së është kapur momenti kur një veturë është përplasur në një kafe, duke dëmtuar edhe të  pranishmit në lokal.

    Një grua që drejtonte Tahoe me dy pasagjerë kishte hyrë në të kuqen në semafor dhe më pas kishte goditur një Ford Escape përpara se të përplasej në biznesin ku kishte shumë njerëz brenda, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Hjustonit, John Cannon.

    Video më pas tregon automjete të shumta policie dhe një zjarrfikës jashtë kafenesë.

    “Ishte shok dhe shumë adrenalinë në fillim. Por më pas u siguruam se të gjithë ishim mirë. Thjesht isha i tmerruar që e kapa të gjithë atë në film”, ka deklaruar 20-vjeçari Reeves për Associated Press.

    Episodi i podkastit që tregon përplasjen u ngarkua në kanalin YouTube të Reeves dhe ka grumbulluar dhjetëra mijëra shikime, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark