×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vetura godet këmbësorin në Papaz të Ferizajt dhe ikë, 53 vjeçari lëndohet rëndë

    Insajderi
    02 December 2023 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një këmbësor është goditur sot nga një veturë në fshatin Papaz të Ferizajt. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

    Rastin për Insjaderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

    Sot, rreth orës 17:50 kemi pranuat një informacion se në fshatin Papaz të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një automjet ka goditur një këmbësor, mashkull, i moshës rreth 53 vjeçar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore“, tha ai.

    Veseli njoftoi se viktima është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ndërsa organet e rendit po punojnë në identifikimin e automjetit që është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Një ekip e emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore dhe të lënduarin e ka transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj Ndërsa edhe ekipe të policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht në identifikimin e automjetit që është larguar nga vendi i ngjarjes. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë“, tha Veseli./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark