Insajderi
Insajderi

Vetura i shkel dy të reja në rrugën ‘Agim Ramadani’, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Insajderi
28 June 2022 - 22:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën ‘Agim Ramadani’ në kryeqytet, ku vetura ka goditur dy vajza të reja.

Shoferi që ka goditur vajzat me veturën e tipit Audi 80 me targat 01-816-// ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Nga mediat janë siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se tashmë atje kanë dalë ekipi mjekësor, teksa bëhet e ditur se gjendja e dy vajzave është shumë e rëndë.

Insajderi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, por që të njëjti nuk kanë pasur ende informacione.

Insajderi do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark