×
Show

Victoria e David Beckham demantojnë lajmet se janë ndarë

Insajderi
19 March 2016 - 10:52
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

David dhe Victoria Beckham kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes për marrëdhënien e tyre. Duke qenë një nga çiftet më të preferuara dhe më të paguara në botë, dyshja britanike nuk u shpëtoi as thashethemeve.  Kohë më parë, u raportua në media rozë se ata ishin pranë divorcit.

Por, këtë herë ka qenë David, ai që këmbënguli se kanë një martesë të shëndoshë. Në një intervistë për “GQ”, futbollisti u shpreh se ndjehet i rehat pranë bashkëshortes e fëmijëve të tij.

Disa vite pasi mori vendimin për të hequr dorë nga futbolli, Beckham vazhdon të jetë i zënë  dhe përpiqet të balancojë jetën në punë dhe atë në shtëpi, përkrah Victoria Beckham.

“Sëmurem kur qëndroj larg fëmijëve”, tha Beckham./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark