Galatasaray e ka humbur derbin ndaj Beshiktashit në derbin e Superligës së Turqisë në futboll me rezultat 3-1.
Kjo humbjes e Galatasarayt mban të hapur luftën për titull ndërmjet kësaj skuadre dhe Fenerbahqes që është e dyta në renditja.
Pas 31 xhirove në elitën e futbollit turk, Galatasaray është lider me 70 pikë, kurse Fenerbaçe është e dyta me 67 sosh.
Sa i përket ndeshjes, tre gola për Beshiktashin u realizuan nga Saiss, Hafziametovic dhe Bulut, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Mauro Icardi në minutën e 20’, ndërsa asistues ishte Milot Rashica.
Reprezentuesi kosovar luajti për 71 minuta, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45’.