Visar Bekaj debutoi në Superligën e Turqisë.
Portieri kosovar ka luajtur ndeshjen e parë në ligë me fanellën e skuadrës së Hatayspor.
26 vjeçari pati një paraqitje solide edhe pse skuadra e tij u mposht si mysafire e Samsunspor, me rezultatin 2-1.
Paraqitja e portierit nga Prishtina, u vlerësua me notën 7.3 nga ‘SofaScore’.
PARAQITJA E BEKAJT ME VIDEO:
Gardiani i portës u transferua te Hatayspor gjatë afatit kalimtar veror nga skuadra e Tiranës, ku luajti për tri vite.