×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Video e Bakayoko u bë virale, reagon policia e Milanos

    Insajderi
    18 July 2022 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një video që është bërë virale ditën e sotme po shkakton shumë komente dhe polemika nëpër rrjetet sociale. Në video shihen disa policë me armë nëpër duar që ndalojnë mesfushorin e Milanit, Bakayoko, dhe i bëjnë një kontrroll me imtësi.

    Policët nuk e dinin që ai ishte lojtari i Milanit, pasi në fillim forcat e policisë së Milanos kishin ngatërruar francezin me një person të dyshuar dhe në kërkim.

    Disa komente nëpër rrjetet sociale thonin se ky ishte një racizëm. Për këtë gjë, policia e Milanos ka reaguar.

    Këto komente janë të pavend, kontrolli u shkaktua sepse Bakayoko dhe pasagjeri u kurrespondonin në mënyrë të përsosur, rastësisht, përshkrimeve dhe padyshim përfundoi kur u kuptua se ata nuk kishin lidhje me atë ngjarje.”

    Policia raportoi se në një zonë të Milanos ka patur një sherr dhe të shtëna armësh, dhe po kërkonin një makinë te cila përputhej me atë të francezit, por edhe përshkrimi ishte identik si ai dhe pasagjeri.

    Policia e Milanos gjithashtu ka sqaruar këtë çështje edhe me klubin e Milanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark