Edon Zhegrova ka qenë protagonist në ndeshjen e fundit të Lillet kundër Paris Saint-Germainit.
Ylli kosovar ishte i pandalshëm për lojtarët parisienë në barazimin 1:1 të fundjavës që shkoi.
Dje lojtari kosovar e postoi një video ku shiheshin aksionet dhe lëvizjet e tij magjike të lojës me kampionin aktual të Francës.
Ndërsa sot, 24 vjeçari e bëri një tjetër postim në rrjetin social, Instagram, ku shihet duke ia kaluar topin ndërmjet këmbëve sulmuesit Kang In Lee, i cili ishte bashkëlojtar i Vedat Muriqit tek Mallorca deri në sezonin e kaluar.
VIDEO: