Nesër bëhet një muaj që nga vdekja e këngëtarit me famë botërore, Liam Payne.
Ndërkohë, sot TMZ-ja ka siguruar një video të Payne-t pak orë para vdekjes.
Në të shihet ylli i muzikës teksa shoqërohet me punonjësin e hotelit, i akuzuar për shitjen e substancave narkotike.
Tani, pamjet e reja besohet se tregojnë këngëtarin e ndjerë të One Direction duke udhëtuar në bodrumin e hotelit përmes një ashensori për të takuar punonjësin. Në video, Liam shihet duke dalë nga ashensori përpara se të bisedonte me një punonjës, i cili ishte i rrethuar nga dy kolegë të tjerë teksa kryenin detyrat e tyre të përditshme në punë.
31-vjeçari pak më vonë ra në mënyrë tragjike për vdekje nga ballkoni i dhomës së tij të hotelit, në katin e tretë në Buenos Aires, Argjentinë.
Ylli vdiq pasi pësoi trauma të shumta që çuan në një “hemorragji të brendshme dhe të jashtme”.
Pretendohet se një punonjës në hotelin luksoz “CasaSur Palermo” ku po qëndronte Liam e kishte furnizuar atë me drogë të fshehur në një pako sapuni Dove.
Një raport toksikologjik deklaroi se Liam kishte antidepresantë dhe kokainë në sistemin e tij në kohën e vdekjes së tij – pavarësisht se ishte i pastër nga droga vetëm disa ditë më parë.
Duket se Liam dhe punonjësi ishin në marrëdhënie të mira bazuar në ndërveprimin e tyre. Thuhet se vetëm stafi i hotelit kishte akses në furnizimet e tyre të sapunit Dove, i cili u pa në dhomën e Liamit në katin e tretë të hotelit të mrekullueshëm. Tre persona janë akuzuar në lidhje me vdekjen e Liamit.
Në një intervistë për “Daily Mail”-in, ai mohoi pretendimet se ishte nën hetim lidhur me vdekjen e Liamit.
“Unë kurrë nuk e kam braktisur Liam, shkova në hotelin e tij tre herë atë ditë dhe u largova 40 minuta para se të ndodhte kjo.” Ndërkohë, një kamarier vendës mësohet se është nën hetim pasi ka kaluar kohë me Liam dhe është përfshirë në një moment “intim”, pasi kanë konsumuar drogë së bashku.
Ndërkohë që hetimet lidhur me vdekjen e Payne-it janë duke vazhduar.