×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO/ Kënga e Ledrit shfaqet në festë, ky është reagimi i Sarës

    Insajderi
    15 December 2023 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas premierës së filmit ‘5 herë jo’ me protagonist Borën dhe Donaldin të ftuarit janë mbledhur për të festuar.

    Por, mes gjithë festës nuk kishte si të mungonte vëmendja te një nga situatat më të bujshme të muajve të fundit sa i përket showbiz-it, ndarja e Ledrit dhe Sarës.

    Reperi kosovar, Ledri Vula mungoi sërish edhe në premierë, edhe në festë, ndërsa Sara është parë pranë miqve të Ledrit, Romeo Veshaj, Ermal Fejzullahut dhe Elgit Dodës.

    Në një moment gjatë festës, janë vendosur këngët “Si mua” e Elgitit dhe Dafinës dhe kënga “E keni dit” e Ledrit dhe Romeos, ku të dyja kanë frazën e famshme që u bë “mollë sherri” mes Dafinës dhe Ledrit e Sarës, ndërsa të gjithë VIP-at në tavolinë kanë kthyer sytë nga Sara, e cila vazhdoi t’i këndonte të dyja këngët dhe të qeshte.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark