Ish-lojtari i Barcelonës, Kevin-Prince Boateng ka befasuar me një deklaratë së fundmi, duke thënë se Lionel Messi nuk ishte shembull i mirë për lojtarët e rinj në Camp Nou.
Ylli ganez luajti për një kohë të Barcelona, ku për bashkëlojtar pati shtatë herë fituesin e Topit të Artë, Messin.
Megjithatë, Boateng e ka cilësuar legjendën argjentinase si shembull të keq për lojtarët e akademisë së Barcelonës shkaku i punës së paktë që ai bën në stërvitje.
“Lojtarët e rinj të Barcelonës, e shikuan Messin, ata nuk u stërvitën dhe u lënduan”, ka thënë fillimisht Boateng në një intervistë me Rio Ferdinand.
“Unë kurrë nuk e kam parë Messin në palestër. Ai merr një masazh dhe pastaj luan basketboll 30 sekonda para se të dalim për të luajtur”. “Ai thjesht ngrihet dhe BOOM, gol, gol, gol…”, përfundoi ish-lojtari i Milanit dhe Barcelonës.