×
  • Lajme
  • Insajderi

    VIDEO/ Korridoret e mbushur me pacientë, mjekët me alkool e birra në tavolinë po festojnë ditëlindjen e drejtorit

    Insajderi
    24 November 2021 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka festë. Nën shoqërimin e pijeve alkoolike (Birra Peja) stafi mjekësor është duke ia festuar ditëlindjen drejtorit të këtij reparti.

    Ndonëse, rendi i pacientëve është i gjatë në korridoret e qendrës, stafi mjekësor nuk e prish rahatin e festës.

    Një pacient nga mërgata i cili ka qenë prezent në këto momente ka thënë për Gazetën Insajderi se është i zhgënjyer me këto pamje në QMF.

    Gazeta ka siguruar edhe një video ku shihet se si në njërën nga dhomat po festohet dhe jashtë korridoret e mbushura me pacientë.

    Gazeta Insajderi ju sjell videon e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark