Barcelona doli me kocka të thyera nga “El Clasico” e parë e sezonit.
E rrëzuar në 92 minuta nën goditjet e të pandalshmit Jude Bellingham, skuadra e Xavit e gjen veten 5 pikë larg Realit të Madridit, por mbi të gjithave edhe me jo pak probleme të brendshme.
Përveç çështjeve ekonomike të klubit, me llogaritë gjithmonë në vuajtje dhe tensioni i krijuar nga çështja Negriera në lidhje me pagesat e arbitrave, gjërat nuk shkojnë mirë edhe në dhomat e zhveshjes.
Deklaratat e dhëna nga Ilkay Guindgan pas sfidës me Realin kanë lënë shenjë.
Ish kapiteni i Manchester Cityt u shfaq mjaft i ashpër me shokët e skuadrës në deklaratën pas humbjes me Realin dhe inati nuk i ka dalë me sa duket as 48 orë pas disfatës.
Prova vjen nga gjesti i mesfushorit gjerman gjatë mbrëmjes gala të Topit të Artë 2023. Pak para nisjes së ceremonisë ishte programuar edhe sfilata në tapetin e kuq dhe fotot e rastit. Siç provohet edhe nga një video e publikuar në Tik Tok dhe që është përcjellë dhe nga e përditshmja madrilene “AS”, Gyndogan është larguar pak më para se të bëhej fotoja e grupit të lojtarëve te Barcelonës që ishin prezentë me Marc Andre Ter Stegen, Alejandro Balde dhe presidentin Laporta.
Mund të imagjinohet se vendimi i Gyndogan për të mos qen në foto i detyrohet faktit që ceremonia ka të bëjë me rezultatet e sezonit të kaluar, kur mesfushori nuk militonte te Barca, por gjithsesi veprimi ka ngjallur dyshime. Xavit i takon të qetësojë mesfushorin me eksperiencë që ishte dhe afrimi më i çmuar i merkatos së fundit te Barcelona. /syri/