Mediat greke kanë publikuar pamjet kur autori i maskuar ka ekzekutuar një shqiptar dhe ka plagosur 2 të tjerë në mes të lokalit në Athinë të Greqisë.
Siç shihet në video autori ishte i maskuar me maskë anti-Covid dhe kapuç të zi. Ai u afrua në tavolinë dhe hapi zjarr ndaj tyre. Më pas u largua me shpejtësi.
Deri më tani mediet greke kanë raportuar se viktima është me origjinë shqiptare. Po kështu, edhe njëri nga të plagosurit është shqiptar. E plagosura e dytë një grua, raportohet se është pronarja e lokalit. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Νέα Σμύρνη πριν. Μέσα σε κόσμο. Πάμε πολύ πολύ καλά #νεασμυρνη pic.twitter.com/NOWRMfC1wD
— island (@islandlayer13) December 18, 2022