Insajderi
Lajme

VIDEO/ “M*t, qen”-Policët keqtrajtojnë qytetarin e shtrirë në tokë me duar të lidhura, IPK merr vendim për ta

Insajderi
10 December 2025 - 13:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/ “M*t, qen”-Policët keqtrajtojnë qytetarin e shtrirë në tokë me duar të lidhura, IPK merr vendim për ta
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka siguruar një video të një ngjarjeje shqetësuese, ku shihen dy policë duke keqtrajtuar një qytetar, i cili në ato momente kishte duart e lidhura dhe ishte i shtrirë në tokë.

Në video dëgjohen policët duke e ofenduar qytetarin, ndërsa ai dëgjohet duke qarë dhe duke u ankuar se ka probleme me sy.

Për këtë ngjarje, Insajderi ka kontaktuar Inspektoratin Policor të Kosovës, nga i cili është bërë e ditur se është rekomanduar suspendimi i policëve të dyshuar për kryerjen e veprës penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike. Dhe të njëjtit janë suspenduar nga Policia e Kosovës.

Kjo është përgjigjja e IPK-së dhënë për Insajderin lidhur me rastin.

Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se është duke hetuar këtë rast.  Në mbrëmjen që ka ndodhur incidenti, hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes bazuar në kërkesën nga prokurori kujdestar.

IPK ka rekomanduar suspendimin për dy zyrtarë policorë të dyshuar që gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare apo autorizimeve publike”.

Bazuar në rekomandimin nga IPK të njëjtit janë suspenduar nga Policia e Kosovës kurse rasti trajtohet në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark