×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    VIDEO/ Nga ky vend u shfaq “Kobra” një ditë para vrasjes

    Insajderi
    03 January 2023 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Prizren, ku pas një konflikti në një lokal mbeti i vdekur një 31-vjeçar. Policia e Kosovës, ka konfirmuar se pronari i lokalit Kobra City, Dibran Hoxhaj është arrestuar, pasi dyshohet për vrasjen e 31 vjeçarit nga Kukësi.

    Sipas policisë shqiptare, Kobra dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tre shqiptarëve, të cilët ishin duke u larguar për në Kukës.

    31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve.

    Por, një ditë para vrasjes që i dyshuari kryesor është “Kobra” ai kishte publikuar video në “Tik-tok”. Dibran Hoxhaj shfaqej nga xhamia.

    @dibran_hoxhaj1 #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #kosova🇽🇰 #vriale #vip #dibran #kobra #city #tiktok #🦁king_team🦁 #fypシ ♬ original sound – XHANi🚬

    Ai edhe më pare kishte deklauar se e sheh vetën si mysliman të devotshëm. Në emisionin “Sui Genreis” të Insajderit ai kishte thënë se është praktikues i fese islalme. Kobra pati thënë se edhe nuk pi alkool.

     “Kobra” është emër i njohur për policinë.

    Lëndime të rënda e të lehta trupore, armëmbajtje pa leje, kanosje, dëmtim të pasurisë së huaj, janë disa nga veprat penale, për të cilat Dibran Hoxhaj apo i njohur ndryshe me pseudonimin “Kobra”, është dënuar plot 16 herë.

    Ai në shtator 2022 ishte dorëzuar në polici pas tre ditësh që ishte në kërkim.

    Kobra e kishte sulmuar fizikisht një person dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore.

    Rasti kishte ndodhur në një klub nate. Viktima ishte i dehur dhe shkak i përleshjes ishin problemet e mëhershme mes tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark