Insajderi
Lajme

VIDEO/ Policia publikon pamjet e aksionit në Fushë-Kosovë, arrestohet një serb dhe një tjetër person

Insajderi
13 October 2026 - 21:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
VIDEO/ Policia publikon pamjet e aksionit në Fushë-Kosovë, arrestohet një serb dhe një tjetër person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka publikuar pamje nga aksioni i zhvilluar në Fushë-Kosovë, ku janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi njëri prej tyre dyshohet se kishte kërcënuar një qytetar me armë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 13 tetor 2026, kur njësitë policore kanë intervenuar pas informatave se një person i dyshuar, mashkull kosovar i nacionalitetit serb, nën posedimin e një arme kishte kërcënuar një qytetar.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrave për ndalim dhe dorëzim, por ishte mbyllur në shtëpinë e tij.

Për këtë arsye, njësitë policore kanë siguruar perimetrin përreth objektit dhe kanë komunikuar vazhdimisht me të, duke i kërkuar të dorëzohej në mënyrë të sigurt.

Megjithatë, pasi i dyshuari nuk iu bind urdhrave policorë, zyrtarët policorë, përfshirë njësitë speciale intervenuese dhe operative, njësitë e rendit publik dhe njësinë K9, kanë hapur me forcë derën e banesës dhe kanë hyrë brenda.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar personi që dyshohet për kanosje, si dhe një person tjetër, i cili ndodhej brenda objektit dhe dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Në operacion kanë marrë pjesë edhe institucione të tjera, përfshirë zjarrfikësit dhe ekipet e ambulancës.

Policia ka njoftuar se ekzaminimi i vendit të ngjarjes është duke vazhduar nga njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e mëtejshme po ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark