×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO që nuk duhet humbur/ Jori e dehur ngacmon Gertin

    Insajderi
    07 April 2023 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Jori Delli duket se e teproi pak me sasinë e alkoolit, në “Pyjama Party”. E fiksuar me këngët e Don Xhonit, ajo doli nga dhoma dhe nisi të këndonte në kuzhinë, aty ku ndodhej Gert Koxha.

    Pasi po e ngacmonte atë me pupël, Gerti e mori në krah Jorin dhe e shtriu në krevat, pasi konstatoi që ajo kishte pirë alkool.

    Kjo e fundit, u ngrit nga shtrati dhe iu ngjit mbi shpinë Gertit, për pasojë u lëndua në këmbë, pasi të dy ata u përplasën me disa shishe që ishin mbi tavolinë.

    Ronaldo Sharka i fashoi këmbën e Jorit, e mori atë në krah dhe e shtriu në krevatin e saj që të qetësohej.

    Më pas, Gerti e masazhoi në shpinë, që Jori të ndihej sa më e relaksuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    10 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark