×
  • Showbiz
  • Show

    VIDEO/ Ronaldo rrëfen momentin e vështirë para vdekjes së të atit

    Insajderi
    14 August 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ronaldo Sharka ka prekur të gjithëve me një rrëfim të bërë në “Kepin e Vipa-ve”, ku flet për humbjen e të atit.

    Ai u shpreh se vetëm disa orë para se të ndërronte jetë e kishte pyetur nëse i kishte siguruar lekët e operacionit, pasi donte të jetonte.

    “Momenti që unë nuk e harroj kurrë në jetën time dhe nuk kam për ta harruar, është momenti kur babi ishte në reanimacion. Përveç se ishim në ditët, orët e fundit të jetës së tij, thjesht më pyet “a i sigurove lekët e operacionit?” Sepse e donte shumë jetën dhe po i kisha siguruar.

    Madje tani që kam disa ditë këtu në Turqi, kam disa ditë pa shkuar tek varri. Se është momenti sa i dhimbshëm dhe paqesjellës për mua. Është shumë e vështirë. Se këtu ha, pi, dal, por kur shtrihem në darkë dhe e kujtoj…”.

    Kujtojmë që babai i moderatorit u nda nga jeta mbrëmjen e 15 shkurtit pas një beteje të vështirë me sëmundjen e kancerit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark