×
  • Sport
  • Sport

    VIDEO: Tifozi trim hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali

    Insajderi
    17 October 2023 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lojtarët e Serbisë janë duke e zhvilluar sonte ndeshjen kryesore të kualifikimeve me Malin e Zi, ndeshja e parafundit e eliminatoreve për Kampionatin Evropian në Gjermani.

    Tri ditë më parë, Serbia u mposht në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1.

    E si gjithnjë deri më tash, tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

    Këtë e tregon rasti i një tifozi i cili erdhi me veshje hungareze dhe shtriu një shall me mbishkrimin “Kosova” dhe flamurin e shtetit që serbëve dhe Serbisë iu ‘dhemb koka’ saherë e shohin.

    Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës.

    Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.

    Fatmirësisht situata u qetësua relativisht shpejt dhe nuk pati asnjë konflikt të madh. Golat për Hungarinë në fitoren ndaj Serbisë i shënuan Varga dhe Salaj në minutën e 20-të dhe 34-të, ndërsa shënuesi i vetëm për Serbinë ishte Pavloviq në minutën e 33-të. /Ballkani.info/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark