×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    VIDEO – Ushtria ukrainase rrëzon aeroplanin rus që fluturonte mbi Kiev

    Insajderi
    25 February 2022 - 17:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Forcat ukrainase kanë rrëzuar një aeroplan rus që fluturonte mbi Kiev në orët e para të mëngjesit të sotëm – duke bërë që një zjarr i madh të shihet mbi ndërtesat kolektive, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme i Ukrainës.

    Pamjet e publikuar në internet shfaqin momentin, kur aeroplani goditet dhe rrëzohet mbi ndërtesa në kryeqytetin Ukrainas.

    .E si pasojë e kësaj tre persona që ishin brenda ndërtesave janë lënduar, ka njoftuar zyra e kryetarit të komunës së Kievit, Vitali Klitschko.

    Ky kundërsulm erdhi pas disa shpërthimeve të fuqishme që janë dëgjuar mbi Kiev, rreth orës 4 të mëngjesit. Sulmi ka ardhur nga sistemi kundërajror i ushtrisë ukrainase. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark