×
  • Showbiz
  • Show

    Videoja e dyshimtë e Eglës në Big Brother, reagon Olta Gixhari

    Insajderi
    01 April 2024 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-konkurrentja e “Big Brother Vip”, Olta Gixhari e ftuar në emisionin “Pardon my French” ka komentuar disa nga dinamikat më pikantë që kanë ndodhur së fundmi në shtëpinë më të famshme.

    Gixhari shprehet e bindur se videoja e Eglës e publikuar sot në faqen zyrtare është një gënjeshtër 1 Prilli, në të kundërt nëse ajo rikthehet vërtet, i uron ta fitojë.

    Sa i takon romancës Heidi-Romeo, ajo thotë se nuk është pro, pasi janë “situata” të ezauruara tashmë në çdo edicion. Finalistët për Oltën janë: Meritoni, Juli, Romeo/ Jetmiri, Franceska.

    Pjesë nga intervista:

    Olta: Mendoj që video e Eglës është gënjeshtër për 1 prillin nga “Vëllai i Madh”, por nëse Egla kthehet uroj që ta fitojë.

    Romanca Heidi-Romeo: Nuk i kam shumë qejf përgjithësisht brenda BB dashuritë, në të gjitha edicionet.

    Finalistët sipas Olta Gixharit: Meritoni, uroj mos ta harrojë kauzën rrugës. Juli, Romeo sepse përfaqëson “djalin e mirë”, Françeska ose Jetmiri, por siç thamë nëse Egla kthehet, uroj që ta fitojë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark