Insajderi
Lajme

Videoja në TikTok u hap telashe 3 policëve shqiptarë, vihen nën hetim

Insajderi
14 June 2022 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Videoja në TikTok u hap telashe 3 policëve shqiptarë, vihen nën hetim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Procedohen penalisht 3 punonjës të komisariatit të Korçës nga Prokuroria e rrethit gjyqësor.

Shkak duket se është bërë një video e publikuar në Tik Tok ku bullizohej një shtetas në kohë pandemie i cili ishte shoqëruar në automjetin e policisë për masat kundër Covid- 19.

Sipas burimeve mësohet se i riu ka bërë kallëzim pranë Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku ditën e sotme ka filluar edhe procedimi penal ndaj policëve.

Pritet njoftimi zyrtar nga ana e AMP dhe Prokurorisë Korçë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark