×
  • Lajme
  • Insajderi

    Videoja propaganduese për energjinë- VV harron Martin Berishajn, sekserin më të famshëm të energjisë

    Insajderi
    18 October 2022 - 22:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një tjetër video ku temë ka sektorin e energjisë. Në këtë video propaganduese Vetëvendosje ka numëruar disa prej sukseseve të saj në sektorin e energjisë por jo edhe skandalet, shkruan Gazeta Insajderi.

    Përmes videon VV godet qeveritë e mëhershme se i kanë lënë në terr qytetarët e Kosovës. “Ata na lanë në terr”, “ne do të jemi në ballë të detyrës”, thuhet mes tjerash në video.

    Por në këtë video nuk janë përmendur disa nga skandalet e qeverisë Kurti që lidhen me sektorin e energjisë.

    Përfshirja e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një nga skandalet më të mëdha për sektorin e energjisë nuk përmendet në videon propaganduese. Berishaj ishte përfshirë në një afër financiare me kompaninë famëkeqe energjetike serbe, GEN.

    Berishaj kishte pranuar në llogarinë e kompanisë së tij “MB Consulting” një shumë prej 600 mijë eurosh nga dega në Beograd e kompanisë “GEN”.

    Korporata Energjetike e Kosovës kishte tregtuar me këtë kompani. KEK ka blerë energji elektrike në vlerë prej 4.2 milionë euro vetëm në muajin dhjetor 2021 dhe janar 2022 nga GEN.

    Tutje, në këtë video nuk janë përfshirë reduktimet e mëdha që iu kthen Kosovës në fund të kësaj vere për shkak të mungesës me energji elektrike. për disa javë vendi u përball me reduktime të rrepta të rrymës. Në shumicën e zonave, sipas KEDS-it reduktimet ishin 6 me dy.

    Në videon e re të VV, në përshkrim thuhet se “Ata që e lanë sektorin e energjisë në terr është mirë që përveç energjisë të na kursejnë edhe prej zhurmës. Qeverisja e re ani pse e ka gjetur vendin ashtu siç e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, do të jetë në ballë të detyrës për t’ju përgjigjur secilës krizë me të cilën nuk po përballemi vetëm ne por e gjithë Evropa”.

    Për gjendjen e rënduar të furnizimit me energji elektrike si dhe shtrenjtimin e faturave në kohën e qeverisë Kurti, VV ka shpjeguar krizën energjetike në Evropë, duke e arsyetuar edhe gjendjen e vështirë në Kosovë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark