Edhe Kosova i bashkohet Holandës, dhe shteteve të tjera të Evropës që kanë publikuar video të lidhjes së tyre me Amerikën e Trumpit, shkruan Kultplus.
Presidenti amerikan, Donald Trump kishte thënë se Amerika është e para, kurse në videot komike, si në rastin konkret, “Amerika e para, Kosova e dyta” ironizohet me deklaratat dhe veprimet e Trumpit.
“Edhe Kosova ka probleme me refugjatë, dhe e kupton veprimin e Trumpit për ndalimin e emigrantëve. Gjithashtu edhe Kosova ka ngritur një mur në veri për t’u mbrojtur ndaj refugjatëve dhe serbëve. Dhe më e mira, kemi bërë që Serbia të paguajë ndërtimin e këtij muri”, thuhet në një nga pjesët e videos.
Megjithatë, kosovarët ndjejnë keqardhje për budallallëqet e serbëve që shpenzojnë shumë para, si puna e trenit. Madje serbët ende mendojnë që Jugosllavia ende ekziston.