Insajderi
Biznes

Videoja virale që turpëroi Tesla-n, makina e parkuar shpërthen në flakë

Insajderi
24 April 2019 - 10:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një video në Kinë tregon shpërthimi e një makine elektrike të prodhuar nga Tesla. Ngjarja ka bërë xhiron e botës, teksa makina ishte e parkuar dhe zëdhënësi i Teslas në SHBA, tha se është dërguar një ekip në Shangai, pas publikimit të videos që tregon shpërthimin.

Videoja u botua në rrjetin social popullor Weibo, i shoqëruar nga hashtag #AutocombustionTesla dhe tashmë ka arritur mbi 22 milionë shikime. Në imazhet mund të shihni tymin e bardhë që del nga një model i parkuar i Tesla S, para se një shpërthim i fortë të  përfshijë automjetin. Pastaj, makina e djegur vazhdon të digjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark